Loja e mirë po kthehet, edhe golat, ndërsa dyshimet për formacionin mbeten. Zinedin Zidan ende nuk është 100 për qind i sigurt se me çfarë lojtarësh duhet t’i nisë ndeshjet tek Reali, pasi shumica janë lojtarë mjaft të mirë, por ende jo të tillë që ta fitojnë pa problem postin e titullarit. Nëse në portë, për momentin, është e zgjidhur me Kurtuanë, po ashtu disa pozicione janë të ditura si Ramos, Kros, Kasemiro, Marselo, Hazar apo Benzema, për të tjerë ka dyshime.
Modriç u kthye nga dëmtimi, çdo të ndodhë me Valverden? A duhet të vazhdojë Rodrigo titullar? Po Vinisius si duhet trajtuar? Gjithsesi, ka edhe të tjerë, siç janë Bejl, Hames Rodrigez apo Isko. Një dhimbje koke jo e vogël për Zidanin, ndonëse kryesor është fakti që Reali duket se ka shumë alternativa dhe kjo do ta ndihmojë gjatë sezonit.
Sfidanti.al