Toni Kros, jo gjithkush paguan për sezonin e keq tek Reali!

Megjithëse pati spekulime se ai do të largohej ndër të parët nga Reali i Madridit gjatë verës, mesfushori Toni Kros nënshkroi kontratë të re me klubin “mbretëror”. Në fakt, Krosi zhvilloi një sezon jo të mirë dhe parashikohej se ai do të largohej nga
“Santiago Bernabeu”,por, sikurse duket, punët ndërkohë ndryshuan dhe nga klubi madridas erdhi lajmi se Toni Kros nënshkroi kontratën e re për vazhimin e bashkëpunimit deri më 2023.

“Reali i Madridit dhe Toni Kros ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit me këtë futbollist deri më 30 qershor 2023”, vihet në dukje në njoftimin e publikuar nga Reali.

Sfidanti.al