Një lojtar i madh nuk mund të largohet si ndonjë anonim nga skuadra e tij, por ka ndodhur që në kaluarën të qëllonte kështu. Sergio Ramos nuk do të ishte i pari që do t’i jepeshin duart pa ceremoni nga Reali i Madridit, por Roberto Karlos beson se nuk do të jetë kështu, ose të paktën shpreson. Në një intervistë për revistën franceze “Onze”, ish-mbrojtësi i Brazilit dhe i Realit gjykon se do të ketë një takim mes kapitenit dhe presidentit Florentino Perez, përpara sesa të merret një vendim. Kontrata e qendërmbrojtësit është shumë pranë skadimit dhe sipas të gjitha gjasave ai do të largohet, madje do të jetë një ikje pa vlerësim siç ndodhi edhe me Iker Kasijasin dhe Kristiano Ronaldon. Dy palët duket se janë larg nga njëra-tjetra dhe përderisa e zgjatën kaq shumë, nuk besohet se do të ndryshojnë mendje tani.
Sfidanti.al