Barcelona është pranë një “Decima”, në Championsin e hendbollit!

Jemi mësuar me Realin që fiton “Të 13-ën” në futboll dhe të “12-ën” në basketboll për meshkuj, por ekziston një sport ku janë Barcelona që kanë arritur këtë lloj mbretërimi. Flasim për hendbollin për meshkuj ku ekipi katalanas e ka një sukses të këtyre niveleve pasi ka fituar 9 tituj kampion të Europës, dhe synon të 10-in. Sipas gjuhës spanjolle dhe zhargonit spanjoll, Barça do “La Decima”-n, që do të thotë titullin e 10-të, dhe mund ta arrijë këtë sezon. Skuadra “blaugrana” eleminoi në gjysmëfinale Nantën e Francës dhe do të luajë finalen ndaj Alborgut të Danimarkës, që nuk cilësohet favorit. Fitorja ishte 31-26 dhe ishte e 19-ta radhazi në këtë Champions. Katalanasit ishin edhe vjet në finale, por u mundën nga Kil i Gjermanisë me shifrat 33-28, ndërsa për herë të fundit e kanë fituar trofeun e madh në 2015. Vitet e fundit kanë fituar Kielce e Polonisë, dy herë Vardari i Shkupit i Maqedonisë së Veriut, Monpelje dhe pikërisht Kil i Gjermanisë.

Sfidanti.al