Reali lejon Ronaldon të stërvitet në Valdebebas, por nxiton të sqarojë se nuk ka kthim!

Në moshën 37-vjeçare ai mund të marrë shumë gjëra nga klubi i madh madrilen, por jo atë që ndoshta do ta donte më shumë. Për Kristiano Ronaldon nuk ka vend tek Reali i sotëm, diçka që klubi spanjoll nxitoi ta lajmëronte (indirekt) nëpër gazeta. Pasi u dha lajmi se Ronaldo u lejua nga presidenti Florentino Perez për të përdorur ambientet e kompleksit stërvitor në Valdebebas, menjëherë të përditshmet “Marka” dhe “AS” shkruajtën se “nuk bëhet fjalë që Kristiano të kthehet në ekip”. Superylli dëshiron vetëm që të mbajë veten në formën e duhur derisa të përfundojë kërkimin për një skuadër të re, ndërsa u nda nga Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al