Reali i kërkon La Ligës të luajë jashtë në 3 javët e para të kampionatit

Stadiumi “Santiago Bernabeu” ende nuk është gati, por pritet që punimet të përfundojnë shpejt. Reali beson se në shtator impianti do të vendoset në dispozicion të skuadrës së trajnerit Karlo Ançeloti, dhe për këtë arsye, ka bërë një peticion në La Liga ku kërkon që 3 ndeshjet e javëve të para t’i luajë jashtë fushe. Kampionati spanjoll është planifikuar të nisë në 14-15 gusht, dhe Madridi beson se në shtator është koha e duhur për të luajtur në shtëpi. Nuk dihet nëse ky peticion do të pranohet apo Reali do të detyrohet të luajë ndonjë ndeshje në ministadiumin “Alfredo Di Stefano”, ndërsa shpresa është që sezoni të nisë me tifozë dhe të shfrytëzohet kapaciteti i “Bernabeut” për të mbledhur sa më shumë të ardhura. Shorti i La Ligës hidhet ditët e ardhshme.

Sfidanti.al