Padyshim ka “mëkatet” e veta, dhe e tregojnë humbjet e rënda si dhe diferenca me Barcelonën në La Liga. Gjithsesi, Reali po goditet më shumë se zakonisht nga dëmtimet këtë sezon, dhe kjo po bën jo pak “dëm”. Trajneri Solari nisi të gëzohej kur në ndeshjen ndaj Espanjolit u rikthye Bejli, madje shënoi edhe gol, kur ja kur doli nga loja Sergio Ramosi, që do të mungojë të paktën një takim. Nuk mjaftoi me kaq, por edhe Marko Asensio ndjeu shqetësim në stërvitje, duke e lënë atë përgjysmë.
Asensio i kishte humbur mjaft ndeshje pas dëmtimit të pësuar në gjysmëfinale të Botërorit të klubeve, dhe Solari nuk e llogariti dot në La Liga ndaj Vijarrealit, Sociedadit, Betisit, Seviljes dhe tani Espanjolit. Po ashtu, në Kupën e Mbretit ndaj Leganjesit në dy ndeshje, si dhe ndaj Gironës. Këtë herë, ai pati dhimbje gjuri, dhe u detyrua të pushojë, ndërsa Reali nuk ka dhënë asnjë sqarim për gjendjen e tij.
Sfidanti.al