Kryesia e PSZH-së (Paris Sen Zhermen) është e befasuar nga vendimi i UEFA-s që të fillojë hetime ose kontrolle financiare kundër këtij klubi francez lidhur me transferimet që ai ka bërë gjatë sezonit veror, ndërkohë që ky klub vë në dukje se ai i ka respektuar të gjitha rregullat që ka përcaktuar “shtëpia” e futbollit evropian, sidomos rregullin financiar fair play.
“Klubi ynë shpreh habinë e tij, për shkak të vendimit të UEFA-s, sepse ne, gjithnjë, i kemi respketuar të gjitha rregullat, sidomos atë fair play financiar, dhe të gjithë lojtarët që ka vendosur firmat poshtë kontratave të tyre, e kanë bërë këtë në një mënyrë legale e të rregullt nga ana financiare”, vihet në dukje në njoftimin e PSZH-s.