Përmbysje e madhe në “transferimin e shekullit”: Reali e humbi betejën?

Duket se Kilian Mbape do të përfundojë te PSZH-ja franceze, ndërsa Marko Verati do të bashkohet me Barcelonën. Ndryshim i ri në pazarin e transferimeve quhet Kilian Mbape. Mediumet francezë bëjnë të ditur se Mbape është një hap larg PSZH-së, pasi ky klub francez, sikurse thuhet, është gati që të pagujë edhe 150 milionë euro që të sigurojë shëbimet e futbollistit francez të ri të supertalentuar, duke nxjerrë, kështu, jashtë loje Realin e Madridit.

Po ashtu, ka rrjedhur informacioni se presidenti i PSZH-së, Naser Al-Kelaifi, këto ditë, në vilën e tij në Paris, ka pritur Kilian Mbapen dhe të atin e tij, ndërsa thuhet se, gjatë këtij takimi, është arritur edhe marrëveshja përkatëse, se Al-Kelaifi i ka ofruar Kilianit një pagë vjetore prej 12 milionë eurosh që shtë dyfishi i asaj që i ka ofruar atij Reali. Duket se po përsëritet rasti Nejmar, kur u konsiderua se kishin mbetur vetëm disa formalitete që ky futbollist i shquar brazilian të përfundonte në “Santiago Bernabe”, por, sidoqoftë, në momentin e fundit, në lojë hyri Barcelona që, me një ofertë “jonormale”, e tërhoqi atë në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al