Reali i Madridit, gjatë kësajperiudhe transferimesh, ka sjellë tre perforcime të reja, Teo Hernandezin nga Atletiko e Madridit, Dani Sebaljosin nga Betisi dhe Vinisnusin nga Flamengo. Është paralajmëruar, gjithashtu, se do të sillen edhe përforcime të tjera,midis tyre edhe një nga lojtarët më të dëshiruar të klubit “mbretëror”. Gazeta “Sun” shkruan se Reali po përgatit një ofertë prej 57 milionë eurosh për portierin e Junajtidit, David De Gea. Kjo, në fakt, do të jetë përpjekja e tretë që “mbretërorët” do tëbëjnë që të sjellin portierin e shkëlqyer spanjoll që të zëvendësojnë kostarikanin Kejlor Navas.
Në fakt, Junajtidi, në disa raste, ka bërë të ditur se De Gea nuk është në shitje, por, megjithatë, Reali nuk po heq dorë nga përpjekjet për të siguruar shërbimet e këtij gardiani mjaf të sigurt të portës. Transferimi i tij, më 2015, nga Mançesteri për në Madrid dështoi, në fakt, për hiçgjë, për shkak se disa dokumenteve që nuk u dorëzuan në kohë.
Sfidanti.al