Leonardo Bonuçi, deri tani juventin, tanimë, është bërë lojtar i Milanit qëështë rivali më i egër i Juventusit të Torinos. Mbasi e mësoi këtë lajm, u prononcua edhe Silvia Kielini, motra e njërit prej bashkëlojtarëve më të afërt të Bonuçit, Xhorxhi Kielini. Ajo nuk i kurseu kritikat në adresë të kolegut të të vëllait, duke e akuzuar atë (Bonuçin) për tradhti dhe se paratë i kanë zënë sytë.
“Të gjithë e konsideronin atë si kapiten të ri të ekipit, duke menduar se ai do të bëhej simbol i Juventusit. Por, jo, sepse paratë, gjithnjë, fitojnë. Kam mbetur pa fjalë, turp”, shkroi Silvia Kielini në profilin e saj në rrjetin social.
Sfidanti.al