Lionel Mesi mund të jetë lojtari më i mirë i botës, dhe Barcelona skuadra më e mirë e sezonit në Europë deri tani, por kjo nuk do të thotë asgjë për ndeshjen që do të vijnë. Superylli argjentinas ka probleme fizike dhe trajneri Ernesto Valverde duket se do të jetë i detyruar të bëjë rotacion pa dëshirë.
“Do ta shikoj deri në minutën e fundit gjendjen e Leos dhe do të vendos vetëm atëherë nëse do të rrezikoj që ta hedh në fushë apo jo”, – u shpreh trajneri katalanas përpara ndeshjes ndaj Leganjesit në “Kamp Nou”. Numri 10, pasi humbi dy ndeshje miqësore me kombëtaren, luajti vetëm një pjesë të dytë të paplotë në fushën e Seviljes, për t’u rikthyer si titullar në Champions ndaj Romës.
Valverde deklaron se “Mesi ka ende probleme fizike, edhe pse e ka marrë veten”, ndërsa dilema është për aktivizim në La Liga apo në Champions. Në kampionat, argjentinasi synon Këpucën e Artë, duke pasur 26 gola ndaj 22 të Kristiano Ronaldos, dhe po ashtu Barça nuk mund t’i lejojë vetes të ulë ritmin pavarësisht avantazhit ndaj Atletikos dhe Realit.
Gjithsesi, është Championsi prioriteti numër 1 në këto momente, meqë La Liga është thuajse “në xhep”. Prandaj, Valverde ka nevojë për një Mesi në formë sa më të mirë për të arritur në finale dhe për të fituar kompeticionin që nuk e fiton që nga 2015-ta dhe që, për më keq, është fituar dy herë radhazi ndaj rivalët e mëdhenj të Realit të Madridit.
Sfidanti.al