Ah Kristiano! Çfarë përgjigje gjete ndaj një ofendimi vërtet të rëndë. Nuk kaloi i qetë derbi i Madridit për Ronaldon, edhe pse shënoi 3 gola, pasi në një moment të pjesës së dytë, Koke i Atletikos e fyeu keqaz. “Ti je gej”, ishin fjalët e mesfushorit bardhekuq, ndërsa Ronaldo nuk gjeti “resto” më të përshtatshme sesa të përmendte paratë. “Po, një gej, veçse me një mal me para”, – u shpreh CR7.
Portugezi vërtet adhurohet për atë që bën në fushë, dhe sukseset me Realin e kombëtaren nuk janë aspak të pakta, veçse e diferencon kaq pa shije veten nga tifozët e tij që janë njerëz të thjeshtë, saqë nuk lë përshtypje të mirë në opinion. Disa vjet më parë, ai komentoi kështu kritikat që i bëheshin. “Më kanë zili sepse jam i bukur, i pasur dhe shtatlartë”. Ndoshta, do të vijë një ditë kur Ronaldo ta kuptojë se nuk mund të jetë i lumtur thjesht duke shikuar apo numëruar milionat e tij.