Jo vetëm tifozët e Liverpulit, edhe Grizman tallet me Sergio Ramosin

Kapiteni i Realit, Sergio Ramos, është bërë objekt talljesh nga shumë anë pas disfatës së skuadrës së tij në finalen e Superkupës së Europës. Nuk ishin vetëm tifozët e Liverpulit që e ngacmuan duke shkruar në rrjetet sociale se “Diego Kosta e rrotulloi si të ishte një top”, por “humori i zi” erdhi nga vetë kryeqyteti i Spanjës, Madridi.

Antuan Grizman, sulmuesi i Atletikos, postoi në Instagram një fotomontazh, ku djathtas ishte skuadra e tij duke ngritur Superkupën, ndërsa majtas, ishte Sergio Ramos duke vendosur kurorën e mbretit mbi kokën e Grizmanit. Francezi nënkuptoi me këtë se ishte ai mbreti i futbollit, ndërsa Ramosi thjesht duhej t’i shërbente.

Sfidanti.al