I mirë është ky VAR-i, por sa shumë po e vuan La Liga

Kohët e fundit Bordi i Shoqatave Ndërkombëtare të Futbollit pati një propozim interesant. Sipas tij, ndeshjet e futbollit duhet të luhen si basketbolli apo futbolli amerikan, pra me kronometër të ndaluar në momentin që ndërpritet loja nga arbitri, apo kur topi del jashtë vijave kufizuese. Propozimi i Bordit ishte që në vend të kohës klasike 90 minuta, plus shtesa, të vendosej një kohë e kronometruar prej 60 minutash, ndërsa vonesat do të ishin jashtë saj.

Nëse shikon se çfarë po ndodh në ligat kryesore europiane (sa për t’i marrë si shembull), kupton se propozimi i afrohet shumë realitetit, madje e përmirëson atë. Në asnjë kampionat, mesatarje lojës efektive nuk është më e lartë se 56 minuta.

Kryeson Bundesliga me 55.7, vazhdon Seria A me 55.6, më pas Premier Liga angleze me 54.6, Liga e Parë e Francës me 53.8 dhe në vend të pestë La Liga e Spanjës me 53.5 minuta efektive mesatarisht. Këto vonesa vijnë nga arsye të ndryshme, por këtyre u është shtuar edhe VAR-i, pasi dhënia e vendimit nga gjyqtari kërkon kohën e vet.

Sfidanti.al