Hazard, beso tek Balak … tek Reali ka ego galaktike

Michael Ballack, ish perfaqesuesi i Gjermanis, dyshon nëse ylli i Chelseas, Eden Hazard mund të ketë ndikim të madh në rast të transferimit në Real Madrid.

“Hazard mund të mos e ketë kapacitetin për t’u ballafaquar me egot e mëdha në Real Madrid. Në sezonin e kaluar nuk ishte pozitiv dhe mund t’i ndodh prapë”, deklaroi Ballack për “Telegraph”.

“Nuk është futbollist që flet shumë dhe në Real Madrid mund të jetë një situatë e vështirë për të”, theksoi ish anëtari i Bayer Leverkusenit dhe Chelseas.

Kohëve të fundit është përfolur se Real Madrid po synon që ta transferoj Edne Hazardin nga Chelsea