Golin e bën tifozi: “Suarezi është arsyeja që unë pi çdo të shtunë”!?

Barcelona, në ndeshjen e fundit të Primerës, mundi 2-1 Seviljen, por sulmuesi i saj, Luis Suarez, përsëri, nuk arriti që të shënoi, duke treguar se ndodhet në një krizë të madh shënimi golash, pasi ka mbi 400 minuta që nuk ka shënuar asnjë gol për ekipin katalonjas. Suarezi ka shënuar, për herë të fundit, me Barçën në ndeshjen që doli barazim me Atletikon e Madridit, më 14 tetor, në “Vanda Metroplitano” dhe, që atëkohë, nuk ka shënuar asnjë gol në pesë ndeshjet e mëpastajme. Ai ka luajtur dy herë nga 90 minuta kundër Olimpiakosit në Ligën e Kampioneve, 90 minuta kundër Atletikos së   Bilbaos, 83 minuta ndaj Malagës dhe, tani, 90 minuta ndaj Seviljes që do të thotë, gjithsej, rreth 400 minuta pa shënuar gol.

E gjithë kjo ka bërë që shumë tifozë ta kritikojnë Suarezin në rrjetet sociale dhe njëri nga ata bëri komentin më kreativ: “Nervozizmi se Suarezi nuk po shënon gol, më ka bërë mua që të pi çdo të shtunë, që ta shuajë këtë nervozizëm!”.

Sfidanti.al