Edison Kavani, a mjafton ta trembi Barcelonën e madhe

Barcelona po i fiksohet Edison Cavani para përballjes në Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain

Me 14 shkurt Paris Saint-Germain dhe Barcelona do të përballen në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve.

Para kësaj ndeshje, sulmuesi kryesor i parisienëve, Edison Cavani është në formë të jashtëzakonshme.

Ai ka arritur të realizoi 28 gola në 27 ndeshje të deritanishme. Kjo e bën uruguaianin sulmuesin më të mirë të momentit në kontinentin e vjetër.

E përditshmja sportive katallane, Mundo Deporitvo, shkruan se forma e mirë e Cavanit po e frikëson Barcelonën.

Cavani ka arritur ta barazoj me gola ish yllin e PSG-së, Pedro Miguel Pauleta (109 gola të realizuara). Si golashënues më i mirë në histori të klubit francez është Zlatan Ibrahimovic me 156 gola.