E dini cili është problemi i Morates? Kundeshtari jo, Zidane..po

Alvaro Morata mund të transferohet te Chelsea gjatë verës, s’ka ndermend te presë tekat e Zizu-së.

Real Madridi mund të mbetet pa Alvaro Moratan gjatë verës. Sipas Goal.com, trajneri i Chelseas, Antonio Conte, do të tentoj që ta transferoj spanjollin në fund të këtij sezoni.

Morata u rikthye në Real Madrid gjatë verës së kaluar pas dy sezoneve fantastike me Juventusin. Por, te Los Blancos Morata nuk po zë vend në formacionin bazë të Zinedine Zidanes.

Kështu, Conte do të tentoj ta transferoj spanjollin, të cilin ishte munduar ta marr edhe verën e kaluar, por nuk kishte arritur ta bëj një gjë të tillë.