Cili mbërrin i pari tek 100-shja? Mesi dhe Ronaldo “formula e golit”

Leo Mesi e Cristiano Ronaldo, vazhdojnë të rivalizojnë njëri tjetrin në botën e futbollit

Dy lojtarët më të mirë në botë, ka kohë që janë bërë golashënuesit më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve, dhe tani po luftojnë cili do të kap i pari shifrën e 100 golave, shkruan Gazeta Express.

Cristiano Ronaldo regjistron 96 gola në Champions dhe për shkak të formës jo të mirë këtë edicion, ka bërë që Leo Messi t’i afrohet atij në vetëm 3 gola, argjentinasi ka shënuar 93 gola.