Zoti ruajti: futbollisti i mbijetuar i Çapekoenses po lexonte Biblën, kur ra aeroplani!

Mbrojtësi qëndror i ekipit brazilian, Çapekoense, Helio Neto, është një nga tre futbollistët që i mbijetoi tragjedisë ajrore që ndodhi javën e kaluar, pranë Medelinit të Kolumbisë. Ai, në fakt, ende po lufton për jetën, por mjekët konsiderojnë se, shpejt, ai do të bëhet më mirë, pavarësisht nga disa operacione që ata i kanë bërë atij në kokë, gjunjë dhe kockat e duarve. Disa mediume në Brazil kanë arritur që të bëjnë një zbulim mjaft interesant, falë të cilit, sikurse beson shumëkush në këtë vend latinoamerikan, Neto arriti që t’i mbijetoi fatkeqësisë ajrore: në momentin, kur aeroplani filloi të binte, ky futbollist kishte në dorë Biblën dhe po lexonte pjesë të saj.

Ekipet e shpëtimit e gjetën Biblën me markerin (shënuesin me ngjyrë) te Psallmi 63, ku shkruhej se siguria e njeriut ndodhet në duart e Zotit!. “Në shtratin tim, unë të kujtoj, gjithnjë, Ty, mendoj për Ty, kur të shoh përmes natës, pasi,  Ti, më ndihmon. Kështu, unë futem në hijet e krahëve të Tua dhe, pas, më ndjek edhe shpirti im!”, shkruhet, midis të tjerave, në Psallmin e lartpërmendur. Gazetari Roberto Kabrini e lexoi me një zë të duruëshëm e të qartë tekstin e këtij Psallmi, ndërsa raportoi për televizionin e tij. Për më tepër, edhe bashkështortja e Netos tha se bashkëshorti i saj është mjaft fetar dhe, gjithnjë, e mban pranë vetes Biblën.

Sfidanti.al