Çfarë misioni për Erik Abidal,  drejtorin e ri   sportiv të Barcelonës

Ish-futbollisti i Barcelonës, Monakos, Olimpiakosit dhe i përfaqësueses franceze Erik Abidal është caktuar drejtori i ri sportiv i klubit kampion të Spanjës dhe fitues të Kupës së Mbretit, më saktë të Barcelonës. Abidali që do të pasojë në këtë detyrë Robert Fernandesin, do të prezantohet më 18 qershor. Ish-mbrojtësi i majtë i Barçës, si futbollist, ka dalë dy herë kampion i Evropës me klubin katalonjas, ndërkohë që, kohët e fundit, ishte ambasador në finalen e Ligës së Evropës në Lion.

Misioni i parë i Abidalit do të ketë se synim sjelljen në radhët e Barcelonës të sulmuesit të Atletikos së Madridit, Antoan Grizman, emri i të cilit ka disa muaj që lidhet me klubin katalonjas, ndërsa ai ka paralajmëruar se do ta zgjidhë çështjen e së ardhmes së tij të afërt para kampionatit botëror të Rusisë.

Sfidanti.al