Nëse në kampionatin botëror të sivjetëm të Rusisë ka ndonjë ekip që mund të konsiderohet plotësisht autsajder (pa pretendime), ky është ai i Panamasë, por, megjithatë, lojtarët e saj erdhën në Rusi me një stil unik, me kapele speciale.
Kapelet, në fakt, e kanë origjinën nga Ekuadori, por ato morën emrin “kapele Panamaje”, pasi kështu e quajti atë, për herë të parë, ish-presidenti i SHBA-së Teodor Ruzvelt që e pa atë kapele mbi kokën e një prej punëtorëve që punonin për hapjen e Kanalit të Panamasë, më 1906.
Për përfaqësuesen e Panamasë vetëm ardhja e saj në Rusi, pra në Botëror, është një sukses historik.