Trajneri i Australisë për  “Gines”,  i paguan ndimësit nga xhepi i vetë!

Bert van Marvijk e mori detyrën e trajnerit të përfaqësueses së Australisë, pasi kjo e fundit e kishte siguruar tanimë pjesëmarrjen e saj në Botërorin e Rusisë dhe një gjë e tillë ia komplkoi atij punën lidhur me pjesëtarët e stafit të tij. Ky specialist holandez i futbollit vendosi se ai ka nevojë për tetë ndihmës gjatë kohës së Mundialit të Rusisë, por federata australiane e futbollit refuzoi që t’i përfshijë të gjithë ata në listën e pagesave, duke i bërë të ditur trajnerit kryesor se ajo do të paguante vetëm ata asistentë që kanë punuar me përfaqësuesen gjatë ndeshjeve kualifikuese.

“Unë po përpiqem që ta përmirësojë lojën e ekipit, por kam pak kohë deri në fillimin e Botërorit. Për këtë arsye, unë kam nevojë për njerëz, te të cilët kam besim të plotë”, tha trajneri Van Marvijk që nga rroga e vet u jep honorare, madje, tetë asistentëve të tij!

Australia në Botëror ndodhet në grup me Danimarkën, Francën dhe Perunë.

Sfidanti.al