Mund të jetë e vërtetë që gjyqtarët t’i kenë dhënë një dorë këtë sezon Madridit drejt titullit kampion, ndonëse do të ishte ende e paargumentuar sa duhet se është bërë me qëllim. Tek Barcelona kanë gjetur “kamerdaren” e shpëtimit për gjendjen e tyre aspak për t’u pasur zili, 7 pikë prapa Realit në renditje, dhe po tregojnë sesi xhaketat e verdha apo të blerta e kanë ndihmuar skuadrën e Zidanit gjatë shumë ndeshjeve pas rinisjes së kampionatit.
“Ata që drejtojnë VAR-in kanë favorizuar gjithnjë vetëm një skuadër, dhe kjo skuadër është Reali, – deklaroi presidenti i Barçës, Bartomeu, – në situata të ndryshme vendimet kanë qenë në favor të Madridit”. Pike ishte shprehur më herët se “duke parë këtë që po ndodh, vështirë që Reali të humbasë pikë”, ndërsa edhe trajneri Kike Sançez u zemërua pas ndeshjes së madrilenëve në fushën e Sociedadit. Pas Bilbao-Real, lojtari vendas, Muniain, i bëri jehonë fjalëve të Pikesë, se “penalltitë po jepen gjithnjë në një krah të vettëm”.
Gjithsesi, edhe pse katalanasit mund të kenë të drejtë, kjo nuk pritet që ta ndihmojë shumë presidentin Bartomeu për t’u rizgjedhur vitin e ardhshëm. Madje, edhe nëse fitohet Championsi. Lionel Mesi duket se ka vendosur të dalë kundër tij, dhe nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën derisa ai të largohet.
Sfidanti.al