Kthehet “Teoria e dominove”, nëse ikën Kutinjo, vjen Lemari

Llogaritë janë bërë me kohë, edhe pse jo gjithçka mund t’u thuhet tifozëve. Filip Kutinjo mund të quhet i larguar nga Liverpuli, edhe pse në bazë të një shume tepër të madhe parash. Rekordi britanik dhe anglez do të thyhen pasi Barcelona pritet të paguajë 133 milionë paund stërlina (mbi 150 milionë euro) për të marrë kartonin e brazilianit.

Jurgen Klop, gjithsesi, duket i qetë, madje nuk heq dorë nga humori i tij kur thotë se “ndërsa flitet për Kutinjon, është tepër e vështirë (ai thotë është “cool”) të harrosh Kutinjon dhe të flasësh për derbin e Kupës ndaj Evertonit”. Klop ka edhe diçka tjetër në mendje që ia largon edhe më shumë derbin nga koka.

Mediat raportojnë se Liverpuli ka “trokitur” tek Monako për të marrë yllin e ri të Francës, Tomas Lemar, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Kutinjos. Besohet se oferta është 90 milionë euro, pra mbi 100 milionë euro, ndërsa Klop sheh sesi do t’i ketë bilancet. Shpenzimi për Van Dajkun ishte 85 milionë euro, plus 100 milionër për Lemarin (nëse e merr), bëjnë 185 milionë, por me fitimin e 150 milionëve nga Kutinjo, do të thotë se humbja është vetëm 35 milionë, diçka që Liverpuli mund ta përballojë.

Sfidanti.al