Kristiano Ronaldo dhe organet fiskale spanjolle kane nisur bisedimet per gjetjen e nje akordi per evazionin fiskal te portugezin me synimin qe 33 vjecari te evitoje denimin me burg. Lajmi behet i ditur nga e perditshmja spanjolle ‘El Confidencial’ sipas se ciles organet fiskale dhe Prokuroria po kerkojne qe te mbyllin kete ceshtje perpara fillimit te Kupes se Botes.
Sipas disa burimeve prane bisedimeve, Ronaldo ka shfaqur gatishmerine per arritjen e nje akordi per te paguar per 4 krimet fiskale shifren e evazionit prej 14.7 milione Euro dhe nje gjobe prej 30 milione Eurosh. Si kembim luzitani do te kete nje denim me me pak se 2 vjet burg por qe nuk do t’i kryeje. Gjithsesi kjo shifer nuk eshte formalizuar ende pasi avokatet mbrojtes te Ronaldos po perpiqen qe te reduktojne vleren e gjobes.
Sfidanti.al