Kristiano Ronaldo; megakontratë me Nike për 162 milionë Euro

Kristiano Ronaldo nuk është vetëm sinonimi I golit, por edhe I përfitimeve financiare nga marketingu. E vërteton mësë miri këtë kontrata e sponsorizimit që ai ka nënshkruar me Nike nga e cila përfiton plot 162 milionë Euro. Football Leaks ka në zotërim dokumentat e kësaj kontrate detajet e së cilës u publikuan nga revista gjermane ‘Der Spiegel’

Nga të dhënat e kontratës më të fundit të Ronaldos që skadon në vitin 2026 rezulton një klauzolë sipas së cilës sulmuesi portugez përfiton një bonus prej 4 milionë Eurosh për fitimin e Topit të Artë

Ylli I Juventusit që përfiton nga kontrata me Zonjën e Vjetër një pagë me rreth 30 milioën Euro në sezon,është në kontratë me kompaninë e njohuramerikane  të veshjeve sportive  që nga viti 2004 me Nike që I ka garantuar një komision bazë prej 3.65 milionë Eurosh. Ndërkaq, e përditshmja gjermane ‘Bild’ publikon edhe një detaj tjetër  teksa thekson se përsa kohë që Ronaldo luan në një kategori A, ai duhet të paguhet 16.2 milionë Euro në vit, një detaj për të cilin ka reaguar edhe Nike teksa tha në një komunikatë të shkurtër se nuk bën komente për kontratat e sportistëve.

Sfidanti.al