Krahasimi i Valverdes: Solari është po aq i mirë sa Zidane dhe Murinjo!

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk ka dëshirë që të flasë për gjendjen, në të cilën ndodhet aktualisht Reali i Madrit që është rivali më i madh i klubit katalonjas, por, sidoqoftë, ai i dha mbështetjen e vet kolegut të vet më të ri.
“Unë e di se Zidane dhe Murinjo janë trajnerë të mirë dhe në këtë drejtim nuk ka asnjë dyshim. Ata e kanë provuar veten se janë të mirë në të kaluarën, njëlloj si edhe Solari”, vuri në dukje trajneri i Barcelonës në përgjigje të një pyetje lidhur me spekulimet se Realin mund ta marrë përsipër Zhoze Murinjo.
Sfidanti.al