Kevin de Bruyne mund të largohet nga Manchester City në verën e vitit 2024, edhe pse kontrata e tij skadon deri në 2025. Mesfushori belg po vuan nga dëmtimet e shpeshta dhe te City janë të gatshëm të heqin dorë nga ai për faktin që ka edhe një kontratë shumë të rëndë përsa i përket aspektit financiar. Shumë oferta kanë ardhur në drejtim të belgut, por një skuadër nga Liga e Dytë e Arabisë Saudite po planifikon të shkaktojë befasi duke nënshkruar me mesfushorin ofensiv.
Al-Qadsiah është duke tentuar rikthimin në elitën e futbollit arab dhe kërkon që nënshkrimi i parë të jetë Kevin de Bruyne. Duke planifikuar të bëjë blerjen në verën e vitit 2024, klubi saudit, i mbështetur nga kompania e naftës Aramco, është i etur të investojë dhe ta bëjë ekipin një nga më të mirët në Lindjen e Mesme.
sfidanti.al