Klaudio Markizio tërhiqet: Nuk jepja dot më atë që doja

Ashtu sic ishte paralajmëruar, Klaudio Markizio e mbyll me futbollin e luajtur. Mesfushori italian tashmë në moshën 33 vjecare zyrtarizoi tërheqjen nga fushat e lojës nëpërmjet një konference për shtyp në Allianz Stadium.

‘Doja të bëja këtë njoftim në shtëpinë time, ku kam përjetuar momente të paharrueshme-tha Markizio për të cilin ky ishte një vendim I vështirë-mora shumë oferta, por nuk arrija dot të jepja atë që doja dhe duhet të respektoja veten time. Nëse nuk mund të japësh maksimumin në fushë, ëqshtë e drejtë që të tërhiqesh’.

Tani për Markizion do të nisë një fazë e re në karrierën e tij, por ai ende nuk I ka të  qarta idetë.

‘Do të marr kohë për të kuptuar në cfarë mund të jem I dobishëm në futboll-vijoi Markizio-nuk përjashtoj asgjë, as të bëjë trajnerin ose drejtuesin. Në vitet e fundit jam marrë me aktivitete jashtë futbollit, por nuk e di se cfarë do të bëj’.

Markizio ka pasur shumë triumfe sidomos me Juventusin, por megjithatë ai ka pengjet e tij.

‘Pengu më I madh për mua është që nuk arrita të fitoj Ligën e Kampioneve me Juventusin-tha Markizio-sikur të kthehesha prapa në kohë do të riluaja një pjesë të finales së Berlinit ndaj barcelonës për të ndryshuar gjërat. Edhe fakti që nuk fitova Evropianin me Italinë është një peng I madh’.

Sfidanti.al