Kjo është loja, Ceferini kandidat i vetëm për president të UEFA-s

Slloveni Aleksandar Ceferin është gati që të sigurojë një mandat të ri presidenti në shoqatën evropiane të futbollit, UEFA. Ky mandat do të jetë për të i dyti, qëkur ai e mori këtë detyrë nga Mishel Platini në shtator 2016, duke qenë se ai (Platini) u pezullua, duke u akuzuar për mitmarrje dhe korrpusion nga Komiteti i Etikës së UEFA-s.
Kongresi i UEFA-s do të zgjedhë presidentin e ri të “shtëpisë” evropiane të futbollit më 7 shkurt 2019 në Romë. Data 7 nëntor ishte dita e fundit e paraqitjes së kandidaturave dhe, duke qenë se nuk pati kandidatura të tjera për postin e presidentin, duket qartë se Ceferini do të sigurojë një mandat të ri.
Sfidanti.al