Këtë herë, Zhoze Murinjo nuk e pëlqeu aspak ish-lojtarin e tij, Pepe

Ishte vetëm një miqësore, ndërsa shumë agresione të tjera të tij kishin ndodhur në ndeshje zyrtare. Mbrojtësi portugez i qendrës, Pepe, nuk e zhgënjeu reputacionin e tij si një gladiator në fushën e lojës, duke përplasur përtokë e tronditur jo pak sulmuesin e Romës, Henrik Mkitarian. Siç ndodh edhe në raste të tjera, arbitri ishte në “gjumë” dhe Pepe nuk mori asnjë karton, ndërsa Mkitarian që reagoi i nxehur mori karton të verdhë! Duket se duhet vendosur VAR-i edhe në miqësore (por, duhet përdorur mirë, jo siç ndodhi disa herë në Europian). Zhoze Murinjo nuk mbeti aspak i kënaqur nga skena sepse ai sot është trajner i Romës, por disa vjet më parë e ka pasur Pepen lojtarin e tij tek Reali i Madridit, dhe i pëlqente loja e tij e ashpër. Siç thuhet, njeriu shikon vetëm interesin e tij!

Sfidanti.al