Trajneri i “tre luanëve”, Garet Sauthgejt, mund të jetë i detyruar që të lerë në shtëpi disa lojtarë të ekipit për shkak të mungesës së vaksinimit të plotë, apo të mungesës totale të vaksinimit. Mediat britanike shkruajnë se kjo temë është shqetësuese për Anglinë në prag të Kupës së Botës në Katar, ndonëse nuk jepen emra konkretë të futbollistëve që mund të “digjen”. Katari ka kufizime të forta kundër Kovidit, dhe FIFA besohet se po përpiqet që ta bindë të lehtësojë rregullat për Botërorin, veçse nuk dihet nëse mund t’ia dalë. Premier Liga raportoi në janar se 80 për qind e lojtarëve të saj janë të vaksinuar, por që nga ajo kohë nuk ka informacion.
Sfidanti.al