Kaosi në Nations League; Ceki-Skoci shtyhet; Jo, do të zhvillohet

Kaosi rrethon sfidën mes Cekisë dhe Skocisë në Ligën e Kombeve e parashikuar të zhvillohet ditën e hënë. Pas fitores 3-1 me Sllovakinë, Federata Ceke bëri të ditur shtyrjen e kësaj sfide për shkak të një vatre të coronavorusit që rrezikonte të shpërthente në skuadër duke i kapur në befasi kolegët skocezë të cilëve UEFA nuk u kishte komunikuar asgjë. Komunikimi zyrtar në fakt u bë në paraditen e së shtunës; ndeshja do të luhet

Te Cekia, sirenat e alarmit të coronavirusit ranë gjatë javës. Mesfushori i West Hamit, Tomas Soucek dhe sulmuesi i Romës, Patrik Schick u detyruan të hyjnë në karantinë dhe të mos luajnë ndeshjen me Sllovakinë pasi ishin në kontakt me një nga anëtarët e stafit të skuadrës kombëtare që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19

Javën e kaluar UEFA publikoi rregullat në rast se do të kishte raste pozitive me Covid 19 duke konfirmuar se ndeshjet do të zhvillohen sipas programin përsa kohë që skuadra ka të paktën 13 lojtarë duke përfshirë edhe 1 portier të disponueshëm. Në këtë pikë, Skocia do të niset për në Olomouc  ashtu sic ishte parashikuar për zhvillimin e kësaj ndeshjeje.

Sfidanti.al