Kantona tallet me Nejmar: Makarona al dente

Modeli i flokeve me te cilin Nejmar u paraqit ne fushen e lojes kunder Zvicres beri xhiron e botes. Ne rrjetet sociale vershuan fotomontazhet me lookun e ri te Nejmar dhe ironite e kritikat ishin te shumta. Ishte nje zgjedhje te cilen Nejmar e beri per te fokusuar vemendjen dhe kritikat te modeli i flokeve sic ndodhi me Ronaldon ne 2002, por qe per Nejmar u kthye ne nje boomerang, pasi 25 vjeçari nuk eshte se shkelqeu ne fushen e lojes.

Mes imitimeve me te vleresuar ne internet ishte ai i Erik Kantona. Ish ‘djali i keq’ i Mançester Junjatid, postoi me Instagram nje foto te tij kubai shfaqej me makarona ne koke duke mbajtur ne duar nje foto te Nejmarit me modelin e ri te flokeve. ‘Stili i Nejmarit, makarona al dente-ishte mesazhi qe shoqeronte foton e Erik Kantona.

Sfidanti.al