Me Champions apo jo, te Juventus do të ketë ndryshime dhe nuk po flasim për pankinën dhe skuadrës, por me bordin drejtues të klubit. I pari që pritet të ndryshojë ambient është Fabio Paratici. Përplasja verbale me Pavel Nedved në përfundim të ndeshjes me Milanin tregon se diferenca mes tyre tashmë është bërë e pakalueshme.
Paratici e paguan në kurriz të tij sezonin e dështuar të Juventusit deri në këtë moment dhe përgjegjësitë bien mbi të .Vendin e Paraticit, në rast largiminga Juventus do ta marrë Drejtori aktual Sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli.
Përsa i përket Pavel Nedved, e ardhmja e këtij të fundit duket se është e lidhur me atë të Andrea Agnellit. Pozitat e zëvendëspresidentit do të tronditen vetëm nëse do të ketë ngjarje të mëdha në majat më të larta të klubit.Por zërat e fundit për një rikthim në klub të Del Pieros së bashku me zërat që duan Marcello Lippin si Drejtor Teknik, lënë të hapur cdo diskutim.
Sfidanti.al