NBA, Lejkërsat mbajnë gjallë shpresat e plej ofit, fiton Golden Stejti

Këta dy rivalë mund të ndeshen në plej in, dhe përballë do të ishin dy legjenda si Lebron Xhejms dhe Stefën Kërri. Los Anxhelos Lejkërsat dhe Golden Stejt Uorriorsët arritën fitore në mbrëmjen e fundit në NBA, duke qenë pranë njëri-tjetrit në renditjen e Perëndimit. Lejkërsat, pa Lebronin, fituan vetëm në fund dhe pas kohës shtesë ndaj Nju Jork Niksave me shifrat 101-99 në “Stejpëll Sentër”. Entoni Dejvis pati 20 pikë, Kajl Kuzma 23, ndërsa Dramond shtoi 16 pikë e 18 topa në tabela. Për miqtë, më të mirët ishin Randël me 31 pikë dhe Rouz me 27. Te Golden Stejti më shumë shkëlqeu Uigins me 38 pikë, ndërsa ish-kampionët fituan 122-116 ndaj Feniksit. Stef Kërri këtë herë u detyrua të kënaqej me “vetëm” 21 pikë, ndërsa humbi 10 nga 11 gjuajtjet për tri pikë!

Miluoki e Bruklini fituan në Lindje, përkatësisht ndaj Orlandos dhe Çikagos, por Filadelfia humbi në fushën e Indianës. Filadelfia kryeson me 47 fitore e 22 humbje, Bruklin ka 45 fitore e 24 humbje ndërsa Miluoki është i treti me 44 fitore e 25 humbje.

Sfidanti.al