Jürgen Klopp nuk është përmbajtur në një intervistë të dhënë për “Welt am Sonntag”. Trajneri i njohur gjerman, i cili pas eksperiencës në Liverpool bashkëpunon me Red Bull ku është emëruar si “Global Head of Soçer”, ka rrëfyer arsyen përse u largua nga puna e përditshme në fushë si dhe tregoi edhe shkaqet që qëndrojnë pas refuzimit të Kombëtares gjermane të futbollit.
“E adhuroj punën e trajnerit, por thejsht tani dua që të ndryshoj disi drejtim. Dua që të përjetoj një eksperiencë të re”, tha 58-vjeçari, i cili është kritikuar shumë pasi “akuzohet” se zgjedhja e tij është bërë duke u ndikuar nga shifra e madhe e parave që i ofroi Red Bull.
“Ata që gjykojnë zgjedhjen time mendoj se gabojnë rëndë. Nëse mendoni një sponsor hedh para në futboll vetëm për altruizëm apo se sporti është shumë i bukur gaboheni rëndë. Të gjithë shpenzojnë para pasi kështu i japin edhe më shumë vlerë kompanisë së tyre”, u përgjigj Klopp.
Mes të tjerash 58-vjeçari komentoi edhe vendimin që mori për të mos drejtuar kombëtaren gjermane të futbollit në 2023-ën kur Federata kërkonte pasuesin e Hansi Flick. “Mund të kisha pranuar të bëhesha trajner i Gjermanisë, por nuk mu duke e drejtë dhe momenti i duhur për të lënë Liverpool pas atij sezoni të keq që zhvilluam. Për mua kishte shumë rëndësi mënyrën se si largohesha nga Liverpool”, tha Klopp.
sfidanti.al