Jürgen Klopp përfitoi nga stërvitja me dyer të hapura, e organizuar nga Vincent Kompany për tifozët, për të vizituar ambientet e kampionëve të Gjermanisë. Ish-trajneri i Borussia Dortmundit mbërriti me humor të shkëlqyer dhe përshëndeti ngrohtësisht stafin dhe lojtarët në fushat stërvitore, ndërsa vizita e tij nuk ishte thjesht formale, pasi Klopp u takua edhe me trajnerin Vincent Kompany. Sipas mediave gjermane, dy teknikët zhvilluan një bisedë kokë më kokë që zgjati rreth 20 minuta. Temat e diskutimit nuk janë bërë publike, por takimi mes dy emrave të rëndësishëm të futbollit gjerman tërhoqi vëmendje të madhe.
Klopp, tashmë në rolin e drejtorit teknik të futbollit në Gjermani, po ndjek nga afër situatën në klubet e Bundesligës dhe në këtë kuadër Bayerni është padyshim një prej skuadrave më të rëndësishme për t’u monitoruar. Vizita erdhi vetëm një ditë pas paraqitjes mbresëlënëse të bavarezëve ndaj Stuttgartit, ku fitorja 5-1 konfirmoi formën e mirë të skuadrës së Kompanyt dhe riktheu vëmendjen te ambiciet e saj këtë sezon. Ndërkohë, takimi Klopp-Kompany mbetet një prej momenteve më interesante të vizitës së teknikut gjerman në Mynih.

