George Clooney kërkon të shohë përtej Hollywoodit dhe duket se është I interesuar për blerjen e skuadrës së Malagës ku aktivizohen edhe dy futbollistet e Kombëtares shqiptare, Keidi Bare dhe Armando Sadiku. Ai që e konfirmon këtë është Antonio Aguilera, presidenti I Shoqarës së Aksionerëve të Vegjël teksa theksoi është një konsorcium amerikan që kërkon të blejë aksionet e Al Thanit në klubin andaluzoan.
Aguilera shtoi se sheiku Al Thani kërkoi 100 milionë Euro dhe tani ka rihyrë në kontakte me këtë grup investitorësh që janë të lidhur me një grup mediatik të George Clooney
‘Në Malaga ndodhet një grup producentësh kinematografikë që duan të shndërrojnë Malagën në Hollywoodin evropian-tha Aguilera-po xhirojnë këtu një serial për Amazon me një potencial ekonomik të madh dhe tashmë kanë nisur edhe tratativat për blerjen e klubit’.
Problemi qëndron në faktin se konsorciumi nuk dëshiron që të paguajë 100 milionë Eurot që kërkon Al Thani I cili nga ana e tij pagoi 36 milionë Euro në momentin që bleu klubin e Malagës. Ditën e premte ishte vetë sheiku që kontaktoi me konsorciumin amerikan për të zhvilluar këto tratativa.
Sfidanti.al