38 vjeç dhe Didier Drogba as nuk mendon për vitet që kalojnë në fushë, të paktën edhe për disa të tjerë po bën plane. Një frazë e tij zbulon sekretin: “ Dua të luaj, gjithçka është e hapur”. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, në një intervistë për RTL ka shpallur një bast me ata që mendonin se Drogba qëndron në fushë më shumë prej këmbëve të forta, sesa prej ..inteligjencës me topin.
Didier do të mbarojë kontratën me Motreal në fund të këtij sezoni dhe më pas do të jetë i lirë. Mos ju shkojë mëndja për pension, se raportet e tij me topin janë si në ditët e rinisë. “Dua të argëtohem në fushë dhe kjo është e qartë. Nëse një ditë do të keni nevojë për mua, pavarësisht pozicionit në fushë, jam i gatshëm për të shkrirë energjitë”- zbulon ish- lojtari i Marsejës dhe Çelsit.