Ish-futbollisti i Arsenalit …ndërron emrin dhe luan me Kinën!

Kina zhvilloi një ndeshje miqësore kundër Filipineve dhe kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit kinez, sepse me përfaqësuesen kineze luajti një futbollist që nuk ishte kinez.

Fjala është për futbollistin Nikolas Jenaris që tani quhet Li Ke, sepse ka ndërruar emrin dhe luan me klubin Peking Guan. Ky lojtar gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Arsenalin, megjithëse vetëm një ndeshje më 2012. Ky futbollist ka luajtur me të gjithë ekipet përfaqësuese të moshave të Anglisë, por “ndaloi” te përfaqësuesja U-19 vjeç.

Në këto kushte, ai vendosi që të ndërrojë shtetësinë sportive dhe të luajë për Kinën, një vend, nga i cili është e ëma e tij. Li Ke gjatë kohëve të fundit ka luajtur në Championship me Brentfordin, por, sidoqoftë, ai ka një përvojë, nga e cila mund të përfitojë përfaqësuesja kineze, trajner i së cilës është Marçelo Lipi.

Sfidanti.al