Investimi i Griezmann; krijon skuadër ‘eSports’ me të vëllanë

Videolojërat janë në modë, por më shumë janë ato ‘eSports’. Shumë prej sportistëve kanë vendosur të investojnë në këtë lloj kompeticioni. Vetëm përpara pak ditësh, Dani Parejo konfirmoi në programin  ‘La Resistencia se kishte investuar në krijimin e një skuadre eSports së  bashku me Alvaro Moratën dhe Alex Abrines. tani është një tjetër futbollist që ka vendosur të ndërmarrë një hap të tillë dhe bëhet fjalë për sulmuesin e Barcelonës, Antoine Griezmann.

Francezi, nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur krijimin e skuadrës Grizzi Esports ku vëllai i tij është menaxheri. Griezmann asnjëherë nuk e ka fshehur pasionin e tij për videolojërat sidomos ato FIFA dhe Fortnite, por tani po bën një hap para me pasionin e tij dhe do të konkurojë në nivel profesionist.

për momentin nuk dihen ende videolojërat të cilave do t’u dedikohet Grizzi Esports, por në profilin zyrtar të skuadrës shihet vendosja e kandidaturave për lojërat FIFA, Fortnite, League of Legends, Rainboë Siege dhe Counter Strike.

pasi të jetë bërë përzgjedhja e lojtarëve të ekipeve të ndryshme, Grizzi Esports do të hyjë në ligat kualifikuese përpara se të bëhet pjesë e atyre profesioniste, një proces ky që do të zgjasë të paktën 1 vit, nëse nuk do të blihet menjëherë një vend ekzistues

sfidanti.al