Investime të cmendura; Mançester Junajtid e Siti, 1.8 mld Euro shpenzime në merkato

1.8 miliardë euro; kjo është shifra e cmendur e shpenzimeve në merkaton e tranferimeve nga dy skluiadrat e Mançesterit, Junajtid dhe Siti. bilanci i dy skuadrave të Premier Leagues në këtë aspekt të bilancit është publikuar nga e përditshmja spanjolle AS sipas së cilës, nga viti 2013 deri tani Mançester Siti dhe Junajtit kanë investuar në total për blerjen e futbollistëve

në raportin e publikuar nga AS, mësohet se Citizens në 5 vitet e fundit kanë shpenzuar 1.014 miliardë Euro dhe blerja më e shtrenjtë për këtë skuadër rezulton të jetë Kevin De brëjne që ka kushtuar 76 milionë Euro. ndërsa Mançester Junajtid ka shpenzuar 860 milionë në 5 vitet e fundit me Pogba që ka vendosur rekordin për Djajtë e Kuq  të cilët paguan 105 milionë Euro për ta marrë atë nga Juventusi.

Përsa u përket klubeve të tjerë, pas dy klubeve të Mancesterit, renditet Barcelona që në 5 vitet e fundit ka investuar 849 milionë Euro në merkaton e transferimeve e ndjekur nga Juventus, PSG dhe Çelsi. Mbyllin dhjetëshen e klubeve që kanë bërë më shumë shpenzime në merkaton e transferimeve Reali i Madridit dhe Interi që kanë investuar respektivisht 546 dhe 510 milionë Euro.

sfidanti.al