Cilësohet “Zotëria Dygolësh”, dhe e meriton nofkën. Sulmuesi i momentit tek Interi është Hoakin Korrea, i cili shënoi të dy golat në fitoren 2-0 me Udinezen në Serinë A, duke e afruar momentalisht në 4 pikë nga kreu (në pritje të Napolit e Milanit). Zikaltërit bënë detyrën dhe Udineze nuk u mbajt dot në “San Siro” edhe pse rezistoi për 60 minuta. “Tuku” shënoi dy herë në 8 minuta, duke përsëritur veten, pasi kishte realizuar 2 gola në debutimin me Interin në ndeshjen ndaj Veronës.
Trajneri Simone Inzagi, që duket se ende po mëson sesi duhet drejtuar një skuadër e madhe, pati edhe luksin për të bërë zëvendësimet e duhura. Që nga minuta e 69-të deri në minutën e 86-të, në fushë hynë Aleksis Sançez, Arturo Vidal, Stefano Sensi, Lautaro Martinez dhe Federiko Dimarko, ndërsa dolën Korrea, Çalhanoglu, Barela, Xheko dhe Perishiç! i tillë potenciali i Interit që me të drejtë ka shpresë se mund ta fitojë titullin edhe përballë konkurrencës së Napolit e Milanit.
Sfidanti.al