Inter, Suning siguron: Të ardhurat në rënie për shkak të Covid, por mbështesim klubin për stabilitet

Këshilli Administrativ i Interit  do të vazhdojë të mbështesë klubin për t’i garantuar stabilitet  operativ dhe sportive, pavarësisht rënies së të ardhurave për shkak të pandemisë coronavirus. Kjo është ajo që ka komunikuar Interi nëpërmjet një deklarate për shtyp për agjencinë ANSA pas mbledhjes që bordi drejtues i zikaltërve zhvilloi këtë të enjte ku i pranishëm nëpërmjet një videoconference nga Kina ishte edhe presidenti Steven Zhang.

Mbledhja u zhvillua për ecurinë financiare të pjesës së parë të sezonit dhe për parashikimin e evoluimit në të dytin. ‘Viti financiar 2020/2021 konfirmoi impaktin e efekteve të pandemisë Covid-19 të shoqëruar me një rënie të ardhurash-mbyllej komunikata e Interit.

Me këtë komunikatë Interi vendosi të bëjë një qartësim të situatës së tij dhe të qetësojë tifozët e tij të shqetësuar nga zërat e ditëve të fundit për një shitje të mundshme të klubit nga ana e kompanisë kineze Suning

Sfidanti.al