Rapinoe dhe sulmi në Capitol Hill: Bëhet fjalë për supremacinë e bardhë

Mesfushorja e përfaqësueses amerikane të futbollit të femrave, kampione e botës, Megan Rapinoe i përkufizoi një turmë vrasëse  grupin e mbështetësve të Donald Trump që sulmuan Capitol Hill javën e kaluar duke theksuar se ata treguan ngjyrën e vërtetë të vendit

‘Bëhet fjalë për supremacinë e bardhë dhe ruajtjen e saj-tha për median Rapinoe-shpresoj që kjo të ketë qenë pika që theu vazon që njerëzit të kuptojnë me të vërtetë se arsyeja që arritëm deri këtu ështe se nuk kemi pasur kur në konsideratë se si është realisht vendi ynë. Besoj se treguam ngjyrat tona të vërtetë. Nuk është hera e parë që shohim një turmë vrasëse si kjo’.

Ndërkaq, FBI bën të ditur se janë hapur 160 dosje hetimore për sulmin në Capitol Hill në Washington.

Sfidanti.al