Inter pret ‘dritën jeshile’ të Mancester Junajtid për Sancez

Duhet të ishte një transferim i shpejtë, por kalimi i Aleksis Sancez te Interi po kërkon më shumë kohë. Megjithatë e gjithë kjo nuk duket një histori që të ngjall pesimizëm. Zikaltrit janë në pritje të miratimit të drejtuesve të Mancester Junajtid për të rikthyer në Serinë A, sulmuesin kilian me Djajtë e Kuq që kërkojnë një dëmshpërblim dhe për këtë arsye po punohet më shumë mes palëve për të mbyllur përfundimisht këto tratativa

Në fakt mes futbollistit dhe dy klubeve gjithcka është në rregull; anglezët kanë pranuar të paguajnë gjysmë e pagës së Sancez, ndërkohë që gjysma tjetër do të paguhet nga Interi. Tani duhet gjetur marrëveshja mes Interit e Mancester Junajtid. Palët janë dakord për huazimin me të drejtë blerje të Sancez për 15 milionë Euro, por Djajtë e Kuq duan edhe një dëmshpërblim prej 2-3 milionë Eurosh duke parë se ata shfaqën vullnet të plotë në pagimin e 50% të pagës së futbollistit i cili shumë shpejt pritet të mbërrijë në Itali për vizitat mjekësore me Interin

sfidanti.al