Fiorentina zyrtarizon Riberinë: Jam i lumtur, më dërgon Toni

Frank Riberi tashmë është futbollist i Fiorentinës. francezi mbërriti në Firence me fanelën ngjyrë violë dhe shallin e skuadrës së tij të re në qafë dhe u prit me shumë entuziazëm nga tifozët në aeroport me këta të fundit që nuk i kursyen thirrjet ‘fenomeni’ në drejtim të Riberisë.

Riberi e mori të drejtën për të kaluar te Fiorentina në mbrëmjen e së martës kur u zgjidhën edhe detajet e fundit më pas ai kreu vizitat mjekësore për të firmosur kontratën e tij të re 2 vjecare me pagë prej 4 milionë Euro në sezon së bashku me bonuset

‘Jam i lumtur, kam folur me drejtuesit e Fiorentinës dhe me Luka Tonin-tha Riberi-ishte Toni që më tha se Fiorentina është një klub i rëndësishëm dhe se edhe qyteti është shumë i bukur. Jam i kënaqur, më pëlqen edhe gjuha italiane’

Ndërsa Xho Barone theksoi se të enjten do të bëhet prezantimi i Riberi te Fiorentina dhe përkrah tij do të jetë edhe presidenti i klubit violë Roko Komiso. Barone theksoi se do të hapen dyert e ‘Artemio Franchit’ për prezantimin e Riberi dhe se pret që të jenë të shumtë tifozët e pranishëm në këtë event.

sfidanti.al